Nuk reshtin parashikimet e Oktapodëve (VIDEO)
Ashtu si në Gjermani që ekzistonte Oktapodi Paul tani është shfaqur një tjetër Oktapod por këtë herë në Spanjë. Oktapodi i ri quhet "Iker" dhe ka qenë i saktë deri më tani me parashikimet e tij.

Oktapodi Iker ka bërë çudinë në Spanjë tek ka parashikur "El Clasicon" e fundit e cila përfundoi me rezultatin 1-1. Kjo gjë i ka habitur të gjithë në Spanjë.

Por këtë herë Oktapodi Iker ka bërë një tjetër parashikim ndërmjet Barcelonës dhe Real Madrid e cila do të luhet sonte në orën 21:30 e cila i përket finales së Kupës së Mbretit.

Oktapodi Iker këtë herë shkoi për të marrë ushqimin te ena me logon e Real Madridit. /albeu.com/

Shikoni videon:

Shtuar më 20/04/2011, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori