Vëllai i Maradonës reagon me lot në sy: Diego pësoi një atak kardiak
Nuk rinovon me Arsenalin, Mustafi në "radarin" e Milanit
Milani nuk arriti të afronte në skuadër një qëndërmbrojtës në merkaton e verës dhe do të tentojë ta bëjë këtë në merkaton e dimrit në mënyrë që trajneri Stefano Pioli të ketë një skuadër sa më të plotë për vazhdimësinë e sezonit.

Kuqezinjtë do të jenë të vëmendshëm në merkaton e ardhshme për të shfrytëzuar të gjitha rastet dhe mundësitë që do t’u jepen. Duke iu referuar portalit todofichajes.net, objektivi i ri i Milanit për mbrojtjen është Shkodran Mustafi.

Mbrojtësi me orgjinë shqiptare ka refuzuar në disa raste rinovimin e kontratës me Arsenalin dhe më shumë gjasa do të kërkojë të largohet që në janar, pasi kontrata i skadon në verën e vitit 2021. Duke pasur parasysh faktin që mund ta humbasë me parametër zero pas disa muajsh, në janar Arsenali mund ta lejojë futbollistin të largohet për një shifër prej rreth 6 milionë eurosh.

Shtuar më 29/10/2020, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori