Nuk shkoi në stërvitje, Lukakun e gjen belaja tani me klubin
Mungesa në seancën stërvitore të radhës do t'i kushtojë shumë Lukakut sipas BBC, e cila konfirmoi se lojtari do të gjobitet për këtë fakt.

Lukaku nuk luajti në asnjë ndeshje të Manchester Unitedit gjatë turneut parasezonal në Azi dhe në Evropë. Trajneri Ole Gunnar Solskjaer kishte thënë se mungesa e belgut erdhi si pasojë e një lëndimi.

Klubet e Serisë A, Interi dhe Juventusi, vazhdojnë të jenë të interesuara për transferimin e sulmuesit belg të Manchester Unitedit gjatë këtij afati kalimtar.

Në korrik, Manchester Unitedi e kishte refuzuar një ofertë prej 54 milionë funtesh të Interit për transferimin e Lukakut.

Trajneri i gjigantit italian, Antonio Conte, e kishte konfirmuar gjatë kësaj vere se sulmuesi mbetet prioritet e tij për transferime, duke thënë: “Unë e konsideroj atë si lojtarin që mund ta përmirësojë skuadrën tonë”.
Shtuar më 07/08/2019, ora 12:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori