Nuk shohin monitorin e VAR-it, FIFA paralajmëron arbitrat
FIFA i ka paralajmëruar arbitrat që të përdorin monitorët jashtë fushe përpara se të marrin vendime për të përmbysur vendime kyçe.

VAR-i përdoret në të paktën 25 vende sot në botë, mirëpo gjyqtarët kryesorë nuk e kanë të detyrueshme që ta shohin rastin personalisht në monitorët që vendosen jashtë vijave kufizuese të fushës në zonën e rishikimit të aksioneve, përpara se të marrin vendimin për episode të caktuara ku ka ndërhyrë VAR-i.


Premier Liga është një nga kampionatet që e ka aplikuar VAR-in prej këtij sezoni dhe polemikat kanë qenë të shumta. Në 100 ndeshjet e para në Angli, VAR-i ka kthyer 26 vendime, por arbitrat kryesorë nuk kanë shkuar ende të konsultohen me monitorin./ panorama

Shtuar më 31/10/2019, ora 21:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori