Tenisti me fame botërore,
Roger Federer shquhet për cilësinë e lojës së tij aq sa ndonjëherë goditjet e tij cilësohen si poshtëruese për kundërshtarët. Së fundmi ka reaguar
tenisti zviceran i cili tha se nuk e quan poshtërim mënyrën e goditjes së tij.
“Qëllimi im është të mos
tallem me kundërshtarin në momentin që jam duke luajtur. Kush mendon se unë
tallem gabohet. Unë i respektoj rivalët në maksimum dhe zhvilloj një lojë të ndershme. E dua shumë këtë sport, lojën që aplikoj dhe gjithmonë e kam kontrolluar veten time si në fitore ashtu edhe në humbje. Kam luajtur në epoka të ndryshme dhe ndihem me fat që ende garoj në nivele të larta”, tha
tenisti zviceran Roger Federer. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2018,
ora 16:30