Nuk u grumbullua për ndeshjen miqësore, mediat angleze zbulojnë të ardhmen e Lukakut
Antonio Conte në konferncën e sotshme për shtyp nuk u shfaq shume i entuziasmuar për merkaton e Interit deri tani.

Pavarësisht fjalëve të teknikut italian drejtuesit zikaltër po lëvizin që të plotësojnë kërkesat e tij. Sikurse raporton "The Times" distanca ndërmjet klubit italian dhe Manchester United për të arritur një akord për Romelu Lukakun është ulur pasi ata të përtë kanë rritur ofertën për belgun.

Italianet kanë arritur kështu në një shumë që anglëzët e shikojnë si të konsiderueshmë, rreth 83 milionë euro. Kjo është një ofertë që mund ta sjellë belgun në Milano sepse kërkesa dhe shuma e ofruar janë shumë pranë njëra tjetrës.

Kujtojmë se 26-vjeçari nuk është i grumbulluar për ndeshjen miqësore që "Djajtë e Kuq" do të zhvillojnë nesër pikërisht ndaj klubit milanez.
Shtuar më 19/07/2019, ora 21:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori