Nuk u përmbajt me fjalët ndaj Zidane, Isco përfundon në listën e "zezë"
Moment i errët në karrierën e Francisco Roman Alarcon Suarez. Ai që njihet nga të gjithë si Isco ka përfunduar në listën e zezë të Zinedine Zidane.

Fjalët e thëna gjatë "El Clasicos" ku kamerat dhe mikrofonët në anë të fushës kapën spanjollin që në bisedë e sipër thoshte: Më aktivizon gjithnjë vetëm 10 minuta, dhe kur më vendos në formacion, me zor pret të më zëvendësojë".

Kaq ka mjaftuar që krisja mes 28-vjeçarit dhe teknikut francez të bëhet edhe më e thellë. Isco është pjesë e Realit që nga viti 2013 dhe në këto 7 vite numëron 311 paraqitje dhe 51 gola me Los Blancos.

Shtuar më 27/10/2020, ora 12:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori