Nuk u përshtat në Turqi, Armando Sadiku transferohet në Bolivi (VIDEO)
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, është transferuar në Bolivi tek Club Bolivar.

Sadiku ishte angazhuar tek skuadra turke, Erzurumspor, por që nuk mundi të përshtatej dhe të linte gjurmë në aventurën e tij në Turqi.

Ishte presidenti i Club Bolivar, që në rrjetin e tij social, Twitter, kisthe uruar mirëseardhje, futbollistit shqiptar. Në positim shihet flamuri kuq e zi dhe një video prezantuese me golat e Sadikut.

"Mirëserdhe, Armado Sadiku! Sulmuesi i fuqishëm 29-vjeçar, i cili ka shkëlqyer në ligat kryesore të Europës ka shënuar më shumë se 100 gola në Spanjë, Zvicër, Poloni dhe Turqi", thuhet në postim.

"Është i pari shqiptar që vjen në Bolivi! Përgatitemi për 100 vjetorin e FK Bolivarit!", shkruan presidenti i Bolivarit, Marselo Klaur rreth afrimit të Armando Sadikut.
Shtuar më 24/01/2021, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori