Nuk udhëtuan dot drejt Kazakistanit, 4 arbitrat shqiptarë sjellin rastin e paprecedentë në futboll
4 gjyqtarë nga Kosova ishin zgjedhur për të arbitruar një ndeshje kryesore në kampionatin U-21, aty ku do të luhej sfida mes
Kazakistanit dhe dhe Ishujve Faroe.
Arbitri kryesor Visar Kastrati do të asistohej nga Edmond Zeqiri, Besnik Morina dhe Burim Jahmurataj, ku edhe pas një testimi për COVID-19 kishin rezultuar negativ.
Gazeta “Sheshi” deklaron se pavarësisht se plotësonin të gjitha kushtet, gjyqtarët nuk arritën të niseshin për Kazakistan, pasi patën një problem në aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”.
Arsyeja kryesore që udhëtimi i tyre u anullua ishte që piloti i avionit e kishte të pamundur për të
fluturuar për shkak të një
mjegulle të madhe.
Edhe pse u bë çdo përpjekje e mundshme për të kompletuar udhëtimin, zgjidhja nuk u arrit.
Por problemi qëndron më shumë se kaq. UEFA i ka zëvendësuar
arbitrat shqiptarë me 1 serb dhe 3 të
Kazakistanit.
Kjo mënyrë e të zgjedhurit është e pazakontë, pasi në rregulloren e futbollit nuk lejohet që
arbitrat të jenë me origjinë të njërës prej Kombëtareve që luan në fushë.
Shtuar më 17/11/2020,
ora 22:07