Nuk zgjënjejnë favoritët, Gjermania, Hollanda dhe Belgjika
Holanda arriti fitore bindëse në udhëtim kundër Estonisë me rezultat 0:4.

Ryan Babel ishte pratogonisti kryesor në këtë ndeshje duke shënuar dy golat e parë të "Tulipanëve" në minutat 17 dhe 47.

Memphis Depay shënoi për 3:0 ndërsa për epilogun përfundimtar u përkujdes mesfushori i Liverpool, Wijnaldum.

Gjermania mposhti me rezultat 0:2 Irlandën Veriore duke marrë kryesimin në grupin C.

Pjesa e parë nuk dhuroi gola, ndërsa ajo e dyta ishte vendimtare për fatin e këtij takimi. Fillimisht Halstenberg në minutën e 48-të dhe në fund të ndeshjes Gnabry për ta vulosur fitoren e rëndësishme për Gjermaninë.

Ndërkaq, Belgjika "gjunjëzoi" Skocinë 4:0 në ndeshjen ku shkëlqeu Kevin de Bruyne i cili realizoi nj gol dhe tre asiste duke qenë protagonist në të gjithë golat e belgëve.

Fillimisht, mesfushori i Cityt asistoi tri herë për 23 minuta për Lukakun (9), Vermaelen (24) dhe Alderweireld (32), para se të realizonte vetë në minutën e 82-të për ta vulosur një natë magjike për të.
Shtuar më 09/09/2019, ora 23:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori