Mes zotërinjve të futbollit që "kanë zbritur në fushë" për të ndihmuar në emergjencën e Koronavirusit është edhe Roman Abramoviç.
Numri 1 i Chelseat ka vendosur të vendosë hotelin e skuadrës "Millenium Stadium" në
dispozicion të sistemit shëndetësor të vendit.
Struktura do të jetë në
dispozicion të mjekëve dhe infermierëve që punojnë në spitalet e veriperëndimore së
Londrës për të lehtësuar efektet e pandemisë.
Ideja është që bluzat e bardha të shmangin transfertat e gjata nga një turn te tjetri, duke pushuar pikërisht në hotel për të mbrojtur edhe të afërmit e tyre.
Hoteli do të jetë fillimisht në
dispozicion të mjekëve që punojnë në spitalet e zonës, por më vonë kapacitetet e tij mund të zgjerohen edhe për ata që punojnë në
struktura të tjera shëndetësore, në fazën e dytë të përhapjes së epidemisë.
Shtuar më 18/03/2020,
ora 13:35