Numri 1 i Juventusit: Suksesi na është bërë ves
"Të rishkruajmë historinë, na është bërë zakon". Fjalë të Andrea Agnellit, me numrin 1 të Juventusit që shfaq krenarinë bardhezi gjatë një eventi të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, e cila emetoi një pullë postale për të kujtuar titullin kampion të Italisë të sezonit 2019-2020 për Juventusin. Presidenti i bardhezinjve u shpreh: "Të rishkruajmë historinë dhe të tejkalojmë vetveten është bërë prej 9 vitesh një zakon i bukur për ata që kanë siglën bardhezi në zemër. Edhe duke ndryshuar interpretuesit, duke nisur nga udhëheqja teknike e Maurizio Sarrit, Juventusi ka demonstruar se ka një ADN unike, në të cilën pas dëshirës për të fituar vjen shpirti luftarak".

Titulli i 9-të radhazi erdhi pavarësisht një mijë e një vështirësive, me Agnellin që shprehet:

"Ishte një vit i veçantë, i shenjuar nga një epidemi e tmerrshme, që tronditi botën, duke na goditur të gjithëve në mënyrë të ashpër dhe të papritur. Si pasojë e kësaj plage, sezoni zgjati deri në verë dhe i detyroi kampionët tanë të bënin një sforco shtesë".

Agnelli ndërkohë hedh sytë edhe nga objektivat për të ardhmen, teksa deklaron:

"Sfida të reja na presin dhe jemi të sigurt se do të jemi gati, falë pasionit dhe vendosmërisë në punën tonë të përditshme. Për të demonstruar edhe një herë se çfarë do të thotë të jesh i Juventusit dhe të jesh më i forti".
Shtuar më 18/11/2020, ora 08:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori