Numri 2 i UEFA-s jep dorëheqjen: E kisha vendosur prej katër muajsh
Zëvendëspresidenti i UEFA-s, Michele Uva, ka dhënë dorëheqjen pak çaste më parë. Në një deklarata zyrtare ai konfirmon largimin e tij si dhe kërkon të shfrytëzojë disa mundësi të tjera profesionale.

“Unë dorëhiqem si zëvendëspresident dhe anëtar i komitetit ekzekutiv të UEFA-s. E kisha parashikuar këtë vendim prej katër muajsh, por po prisja që të kisha mundësinë për të vlerësuar të gjitha mundësitë profesionale që mund të bëja.

Tashmë do të vazhdoj një punë koherente me të gjithë përvojën dhe pritshmëritë që kam. Dua të falenderoj Ceferin, i cili është një lider i vërtetë, si dhe të gjithë kolegët e mi në komitetin ekzekutiv për këto katër vite të mrekullueshme që kemi kaluar së bashku”, mbyll Uva deklaratën e tij.

Uva e ka filluar karrierën e tij si vollejbollist, por më pas iu përkushtua futbollit. Në verën e vitit 1996, italiani u emërua CEO i klubit të Parmës. Pas eksperiencës në klubi emilian ai mori në dorë drejtimin e Lazios. Gjithashtu Michele ka menaxhuar dhe klubin e basketbollit të Lottomatica Virtus Roma në vitin 2006.
Shtuar më 30/10/2020, ora 14:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori