Numri 21 në fanellë, kjo është arsyeja pse Higuain e zgjodhi
Pas kthimit në Juventus nga Chelsea, Higuain befasoi të gjithë me numrin e fanellës që mori.

Shumë raporte shkruanin se arsyeja që nuk e mori numrin 9 është se atë do ta marrë Icardi pasi të transferohet nga Interi, por në fund një lëvizje e tillë nuk ndodhi dhe Icardi u huazua në PSG.

Higuain për Sky Sports ka treguar arsyen e vërtetë pse zgjodhi numrin 21.

"Kur u ktheva në Juve numri 9 ishte i lirë. Por vendosa të ndryshoj dhe të lëviz në ’21’ sepse është dita e lindjes së vajzës sime " – u shpreh argjentinasi.
Shtuar më 12/09/2019, ora 18:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori