Numri i të huajve në Superiore, 10 presidentët zënë ngushtë Dukën
Superiorja nis të mërkurën, ndërkohë që në mbledhjen e fundit të Ligës Profesioniste të Futbollit është diskutuar edhe në lidhje me numrin e të huajve në Superiore. Aktualisht sipas rregullores lejohet të luajnë vetëm katër të tillë.

Presidentët e klubeve të Superiores, duke argumentuar situatën aktuale prej pandemisë dhe ngjeshjen e kalendarit në kampionatin aktual, kanë kërkuar që të paktën për këtë sezon të lejohet që ekipet të mund të aktivizojnë pesë të huaj njëkohësisht brenda një ndeshjeje.

Sipas asaj që raporton “Panorama Sport”, presidenti Armand Duka, i pranishëm në mbledhjen e fundit të Ligës, ua ka premtuar se do u plotësohet kjo kërkesë. Vetëm për këtë vit, pasi prioritet në FSHF mbetet që në kampionatin tonë të ketë sa më shumë lojtarë vendas dhe klubet të nxiten të nxjerrin elementë të rinj nga akademitë.

Edhe në të shkuarën ka pasur klube që kanë kërkuar që numri i të huajve që mund të luajnë në një ndeshje të rritet, por në Komitetin Ekzekutiv kanë qenë kategorikë dhe nuk e kanë pranuar një kërkesë të tillë. U desh kjo situatë e vështirë që ata të mund ta përfitojnë një lehtësim të tillë, por vetëm për një sezon.
Shtuar më 31/10/2020, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori