Nurnberg ndal Bayernin, rindez shpresat e Dortmund (VIDEO)
Nurnberg ndal Bayernin Bayern Munich ka barazuar 1-1 në fushën e Nurnberg, skuadra që mban vendin e parafundit të Bundesliga-s, dhe nuk ka arritur të përfitojë nga humbja e pësuar nga Borussia Dortmund kundër Schalke-s ditën e djeshme.

Bavarezët kishin mundësinë të thellonin me katër pikë diferencat me verdhezinjtë, që tani janë dy pikë larg vendit të parë kur kanë mbetur edhe tri ndeshje nga fundi i kampionatit.
Pas pjesës së parë të mbyllur në barazim 0-0, kanë qenë vendasit që kanë zhbllokuar takimin me një gol të Pereira në minutën e 48-të. Ka qenë një gol i rrallë për vendasit, që nuk shënonin kundër Bayern-it që nga nëntori i 2012-ës.

Reagimi i lojtarëve të Kovac ka ardhur 15 minuta para fundit me Gnabry, i cili ka çuar shifrat në 1-1. Goli i ka dhënë zemër miqve, që janë vënë në kërkim të të dytit, por shansin më të mirë e ka pasur Nurnberg.

minutën e 91-të, në fakt, arbitri ka dhënë një penallti për vendasit pas faullit të bërë në zonën e rreptësisë nga talenti i Bayern-it, Alphonso Davies, por godtija e Leibold është ndalur nga shtylla. Nuk mbaron me kaq, sepse ylli i ri kanadez ka pasur një rast të pastër për t'i dhuruar fitoren bavarezëve, por është ndalur nga portieri i Nurnberg. /albeu.com/
Shtuar më 28/04/2019, ora 20:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori