Nxehet sfida mes Gjetan Ketës dhe turkut Turgay Uzun
Pëlqej
Një ditë përpara ndeshjes së vlefshme për titullin interkontinental të peshës së mesme të federatës prestigjozë WBC, dy boksierët u prezantuan përpara mediave ku iu nënshtruan edhe traditës së peshimit për të respektuar të gjitha detyrimet zyrtare.

Ishte zv/presidenti i federatës WBC, Malte Muller përshëndeti evenimentin duke theksuar se në të tilla raste kur kundërshtari tërhiqet, këto sfida në 90 % të rasteve dështojnë, por pala shqiptare ka arritur të punojë shumë për të mos anuluar evenimentin.

Ai shtoi gjithashtu se e shikon Gjetan Ketën kampion bote në të ardhmen, por qartësoi se boksieri nga Bulqiza duhet të punojë shumë për t’i dhuruar një titull prestigjoz vendit të tij. Më pas fjalën e mori edhe trajneri dhe vëllai i boksierit shqiptar, Ismail Keta, raporton redaksia e "Super Sport".

“Kam shumë besim te vëllai im dhe nxënësit e mi prandaj këtë eveniment e organizova në Tiranë. Objektivi kryesor është që Gjetani të fitojë titullin interkontinental, ndërsa nëpërmjet këtij spektakli sportiv kërkojmë të nderojmë edhe vendin tonë”.

Për Gjetanin, kjo është një pikë kulminante e karrierës së tij dhe kampioni euro/aziatik premton se do të japë maksimumin për të falënderuar në mënyrën e tij publikun shqiptar.

“Për mua nuk ka asnjë ndryshim edhe pse emri i kundërshtarit ndryshoi gjatë ditëve të fundit. Jam stërvitur shumë dhe jam gati për këtë sfidë. E respektoj kundërshtarin por në ring do ta shikoj si rivalin tim”.
Shtuar më 18/02/2016, ora 15:36
ilirikum
e Enjte 18 Shkurt 2016, Ora 17:01
Forca kampion tregoji qe je sternip i skenderbeut
mirditori
e Enjte 18 Shkurt 2016, Ora 17:30
bravo per komentin
para shqipe
tomor
e Enjte 18 Shkurt 2016, Ora 20:35
Pershendetje mund te me informoni rreth ores ne te cilen eshte meçi dhe a transmetohet ne ndonje kanal shqiptar. Faleminderit paraprakisht
buli
e Enjte 18 Shkurt 2016, Ora 21:25
e premte ora 18:00 super sport (digitalb)
Hamshori
e Enjte 18 Shkurt 2016, Ora 22:39
Myte fare
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori