Obama tallje dhe thumbime ndaj David Beckam (VIDEO)
"Kemi këtu një të ri premtues për skuadrën, një djalë që quhet David Beckham. Sapo i kam thënë se gjysma e shokëve të skuadrës mund të ishin fëmijët e tij...". Kjo është batuta me të cilën presidenti amerikan Barack Obama ka përshëndetur kampionin anglez, që sëbashku me skuadrën e tij Galaxy të Los Angeles, kampiones në fuqi të Ligës Amerikane të Futbollit është pritur në Shtëpinë e Bardhë.

Barack, i lindur në vitin 1961, ëshë tallur, mbase më pak zili, me ish yllin e Manchester United, që prej pak ditësh ka mbushur 37 vjeç. "Po plakemi i dashur David", ka vijuar Obama duke i bërë të pranishmit të qeshin.

Më pas, Obama ka nisur lëvdatat, sërish duke mos lënë mënjanë ironinë, duke iu referuar një reklame të debatueshme që Bekam ka bërë për mbathjet: "Vitin e shkuar, në moshën 36 vjeçare, David ka luajtur më së miri këtu në SHBA. E ka mbyllur sezonin pavarësisht frakturës që pësoi në mes të kampionatit. Por ai është një tip i fortë. E në fakt ai është i vetmi burrë që mund të jetë i ashpër në fushë dhe njëkohësisht ka linjën e tij të të brendshmeve. David Beckham është ky lloj burri", ka shtuar duke qeshur Obama. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2012, ora 22:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori