Objektivat e Cristiano Ronaldos
Pëlqej
Cristiano Ronaldo është një nga të paktët lojtarë në aktivitet që kanë fituar gjithçka në nivel klubesh, por luzitani vazhdon të gëzojë një formë të mirë dhe ndoshta rruga e sukseseve të tij nuk do të ndalet këtu. Portugezi mbërriti në Madrid 6 vjet më parë duke fituar gjatë sezonit të shkuar edhe "Topin e Artë", një arritje që më parë e kishte regjistruar vetëm me fanellën e Manchester United, ashtu si suksesi në UEFA Champions League.

Primera Division është kampionati ideal për CR7 pasi ka realizuar në total 179 gola, duke u renditur në listën e golashënuesve më të mirë të historisë së Real Madrid pas Di Stefanos dhe ky është objektivi i radhës pasi legjenda argjentinase numëron 37 gola më shumë.

Një objektiv tjetër është edhe klasifikimi i përgjithshëm i golashënuesve në Spanjë pasi aktualisht Ronaldo mban vendin e 13, ndërsa në Champions League, Ronaldo do të tentojë të thyejë rekordin e tij personal me 17 gola në një sezon edhe pse këtë herë mund të jetë më e vështirë.

Sezoni më i mirë i luzitanit ishte ai i vitit 2008, ndërsa objektivi I radhës është të kalojë kufirin e 71 golave sezonalë, një arritje të cilën e ka rregjistruar vetëm Raul.

Në Europë, Raul mbretëron me 66 gola, ndërsa Ronaldo aktualisht numëron 52 dhe këtë sezon, luzitani ka mundësi ta ngushtojë edhe më shumë diferencën.

Gjithsesi, dueli në distancë mbetet me Lionel Messin, i cili nuk do të rrijë duarkryq edhe pse forma e numrit 10 nuk është më ajo e viteve të shkuara.

Një tjetër duel do të përplasë dy nga yjet më të mëdhenj të futboillit botëror dhe Cristiano Ronaldo është gati duke filluar që nga kjo fundjavë në derbin e Madridit. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori