Jan
Oblak mund të largohet nga
Atletico Madrid, pas përfundimit të
këtij sezoni.
Portieri i
Atletico Madrid, Jan
Oblak ka zgjuar interesim nga Paris Saint-Germain, raporton Daily Mail.
27 vjeçari ishte pranë transferimit në Chelsea gjatë verës së shkuar.
Por, klubi madrilen refuzoi të zbresë çmimin e tij prej 109 milionë funte, sipas klauzolës së kontratës.
Oblak do ta mirëpriste largimin nga
Atletico Madrid për një klub më të madh me ambicie për të fituar tituj të
rëndësishëm.
Andaj, PSG shpreson se ky faktor mund të luajë rol të
rëndësishëm në vendimin e tij në lidhje me transferim në Parc des Princes pas përfundimit të
këtij sezoni.
Shtuar më 22/12/2020,
ora 11:02