Oblak nuk pranon klauzolën "200" milion euro nga Atletico Madrid
Jan Oblak dhe Atletico Madrid do të vazhdojnë bashkë.

Siç ka bërë të ditur "AS", ylli i "Colchoneros" do të rinovojë kontratën që i skadon në 2021-shin, e cila ka një klauzolë 200 milionë euro.

Drejtuesit e klubit madrilen kanë dashur ta rrisin deri në 200 milionë euro klauzolën, por menaxheri i lojtarit ka refuzuar.

Slloveni 26-vjeçar, kartoni i të cilit vlen 83 milionë euro, ka pësuar 30 gola në 37 ndeshjet e luajtura në këtë sezon, ndërsa e ka mbajtur të paprekur rrjetën e portës së tij në 19 takime. /albeu.com/

Shtuar më 28/03/2019, ora 20:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori