Oddo: Italianët duhet t’i marrin shembull gjermanët
Albeu.com
Milanisti i huazuar te Bayern Munichu, Massimo Oddo, e ka lavdëruar ambientin familjar në stadiumet gjermane duke pohuar se Kampionati italian mund të mësojë nga Bundesliga.Në Itali ka pasur shumë probleme nëpër stadiume si pasojë e dhunës së tifozëve këto vitet e fundit, derisa më i riu ishte incidenti i një tifozi të tërbuar napolitan në ndeshjen e parë të sezonit kundër Romës.

“Në gjermani njerëzit shkojnë në stadiume me fëmijët e tyre, ndërsa tifozët e të dyja skuadrave janë të përzier”.

“Ky është një triumf i madh për sportin. Fatkeqësisht, në Itali, një e gjë e tillë nuk është e mundur”, ka thënë mbrojtësi italian.
Shtuar më 03/10/2008, ora 23:41
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori