Odegaard dëshiron të largohet nga Reali, Ceballos i këshillon diçka
Arsenal thuhet se ka bërë një afrim për të nënshkruar Martin Odegaard, e pas këtij lajmi Dani Ceballos i ka dërguar një mesazh norvegjezit.

Tani në sezonin e tij të dytë në huazim te Arsenal, mesfushori mund të bashkohet me ish-shokun e skuadrës Odegaard, i cili thuhet se ka kërkuar një largim tjetër nga Real Madridi.

Norvegjezi pati një formë të mirë në Real Sociedad vitin e kaluar, por mezi është përdorur nga Zinedine Zidane këtë sezon, dhe Sky Sports pretendon se Topçinjtë dëshirojnë të huazojnë lojtarin në radhët e tyre, përcjell lajmi.net

Ceballos ka vlerësuar situatën – dhe sugjeroi që Odegaard duhet të shikojë përvojat e tij dhe të konsiderojë bërjen e lëvizjes.

"Unë nuk e di se cilat janë mendimet e atij por unë i njoh të miat dhe mendoj se kur je i ri dhe ke qëllime e objektiva, ajo që të duhet është të luash rregullisht e jo në bankë rezervë", tha ai.
Shtuar më 21/01/2021, ora 11:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori