Kthesë radikale në situatën e Martin
Odegaard. Norvegjezi, i përjashtuar nga
Zidane nga ndeshja e Kupës së Mbretit kundër Alcoyano, ka kërkuar të
largimin nga klubi "merengues" për shkak të
mungesës aktivizimit nga trajneri i "Los Blancos".
Odegaard nuk është i kënaqur me rolin e tij te
Real Madridi (367 minuta), kështu që ai ka bërë të qartë klubit dëshirën e tij për të lënë skuadrën e Madridit, për të kërkuar minuta në një ekip tjetër.
Zidane dëshiron ta ketë në dispozicion norvegjezin për shkak të
mungesës së alternativave në qendër të fushës, por gjithçka tregon se ai do të duhet të pranojë
largimin e një futbollisti që nuk i jepet rëndësi.
Përballë kësaj situate, norvegjezi po sheh mundësinë e kthimt te
Real Sociedadi. Klubi nga San Sebastiani do ta mirëpriste mesfushorin me krahë hapur.
Odegaard ishte "nënshkrimi" i vetëm i Madridit verën e kaluar, pasi
Zidane vendosi ta kthente nga huazimi te
Real Sociedadi, që dëshironte të kishte mesfushorin edhe një tjetër sezon.
Shtuar më 20/01/2021,
ora 08:50