Martin
Odegaard pritet të jetë lojtari më i ri i Arsenalit.
Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano,
Odegaard do udhëtojë sot në
Londër për tu nënshtruar testeve
mjekësore para transferimit tek
Arsenali.
Real Madrid ka nënshkruar dokumentacionin e nevojshëm që mundëson huazimin e norvegjezit në
Londër.
Odegaard është autorizuar zyrtarisht nga "Los Blancos" që të kryejë testet
mjekësore dhe do të zyrtarizohet si lojtar i ri i “The Gunners".
Opsioni i blerjes nuk përfshihet, huazimi do të jetë i thjeshtë.
Shtuar më 25/01/2021,
ora 08:52