Odegaard te Arsenali, Haaland jep komentin e tij
Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland është admirues i trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta dhe ka komentuar kalimin e Martin Odegaardit në "Emirates".

"Topçinjtë" zyrtarizuan kalimin e norvegjezit në formë huazimi pa mundësi blerje.

Haaland që është mik i afërt me Odegaardin tha se do jetë interesante dhe beson që mesfushori do përshtatet.

"Do jetë interesante. Arsenali është klub i madh në Angli".

"Është futboll pak më ndryshe, por mendoj që do përshtatet mirë me Mikel Artetan në rolin e numrit 10 (mesfushor ofensivë). Do të kaloi bukur aty", tha ai.

Edhe Haaland është i lidhur me kalimin në Premierligë, mirëpo jo te Arsenali, por rivalët si Manchester City, United dhe Chelsea.
Shtuar më 27/01/2021, ora 15:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori