Odise Roshi flet për të ardhmen e tij
Odise Roshi është prej muajsh larg fushave të blerta për shkak të dëmtimit të ligamentit. Atij do t’i duhen edhe pak kohë të jetë i gatshëm për ekipin e tij, Ahmat Grozni. Anësori ka folur për “Ora News” për sfidat që e presin.

“Prej dy ditësh jam grumbulluar me skuadrën Ahmat Grozni. Kemi një fazë të gjatë përpara. Në fund të shkurtit nis kampionati, e nisim me vonesë për shkak të temperaturave. Jam mirë për momentin, dje kam bërë disa teste, të cilat dolë pozitive. Më duhet edhe pak kohë, besoj se për 1 muaj do të jem në 100%. Do filloj gradualisht nga pak që të futem me ekipin në stërvitje. 10-20 minuta stërvitem, më pas kaloj individualist” u shpreh fillimisht fieraku.

“Kam folur me trajnerin dhe doktorin, ku më kanë thënë se do të jem gati 100%. Nuk i dihet ndonjëherë, varet nga trupi i njeriut. Kur e ndjen futbollist, atëherë mund të zbres. Përpara datës 5 do të jem gati, pasi më duhet të jem gati edhe për kombëtaren.”

“Nuk e di akoma, sepse jam marr vetëm me planin e rikuperimit dhe nuk kam kominikuar as me klubin. Thjesht dua të kthehem në 100%”

“Gajtë kësoj kohe nuk kkam pasur kontakte të drejtpërdrejta me Panuçin, por me ndihmësit e tij. Them se nuk ka qenë një kombëtare e mirë, por kemi bërë edhe paraqitje të mira. Kemi bërë edhe të këqija, por besoj se ka pasur shumë mungesa të disa lojtarëve, që po të ishin do të kishim arritur rezultate të mira. Shpresoj që në ndeshjen e parë të marrim 3 pikët. Më pas të vazhdojmë siç bëm kundër Portugalisë në Europian, morëm 3 pikët e para dhe kaluam. Shpresoj të jetë kështu edhe këtë vit”, përfundoi Roshi. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2019, ora 19:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori