Ofendoi Balotellin, Verona merr vendim drastik për tifozin
Tema më e përfolur ditëve të fundit në futbollin italian është racizmi. Kjo pas ngjarjeve të fundit, ku shënjestër ishte sulmuesi Mario Balotelli.

Ai u ofendua në baza racore nga tifozët e Veronës.

Ndërkohë, kryesuesi i tifozërisë së Veronës në një intervistë kishte deklaruar se Balotelli kurrë nuk mund të jetë 100% italian.

Për këto deklarata, Verona e ka dënuar rëndë atë, duke ia ndaluar hyrjen në stadium deri në vitin 2030.
Shtuar më 05/11/2019, ora 15:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori