Oferat për Vedat Muriqin, reagon agjenti i futbollistit të Kosovës
Agjenti i sulmuesit të Fenerbahçe Vedat Muriqi ka thënë se nuk është befasi që Tottenhami e kërkon klientin e tij.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi e kishte konfirmuar interesuar e Tottenhamit për Muriqin.

Dhe agjenti i Muriqit Haluk Canatar duke folur për "Radyospor", ka thënë:

"Vedati u transferua te Fenerbahçe këtë edicion dhe ai ka kontratë katër-vjeçare. Ishte një edicion i mirë për të. Ai e nisi mirë dhe u përshtat shpejt".

"Vetëm Fenerbahçe është e autorizuar të flasë për transferimin e Muriqit. Klubet nga vendet si Gjermania, Anglia, Spanja dhe Italia e kontaktojnë direkt klubin", shtoi Canatar.

Shtuar më 10/05/2020, ora 19:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori