Ofertë e çmendur për Bacca-n nga Kina
Ai ka vetëm 5 ditë kohë, për të zgjedhur mes milionave nga Kina dhe Europës.

Carlos Bacca është në një udhëkryq të sikletshëm, sepse Tianjin Quanjian i ofron 12 milionë euro në vit, 3 herë më shumë se Milani.

Trajneri Fabio Canavaro e do te skuadra që drejton dhe tashmë varet gjithçka nga sulmuesi kolumbian, sepse Milani do të ishte i lumtur ta shiste për rreth 30 milionë euro. Mbetet të shohim se cili do të jetë vendimi i lojtarit, i cili edhe më parë ka refuzuar disa oferta nga Kina.

Shtuar më 23/02/2017, ora 11:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori