Oferta e çmendur e Realit, ofron 5 lojtarë për Dybala-n
Fiorentino Perez dëshiron të sjellë në "Bernabeo" gjatë verës me çdo kush Paulo Dybala-n. Juventus e ka shprehur qartë qëndrimin e saj se nuk e lëshon "La Joya" për asnjë çmim ndaj dhe po i përgatit një kontratë të re, por Reali ka vendosur të bëjë një tjetër propozim.

Sipas "Don Balon" Reali do të prezantojë një ofertë shumë interesante duke i vendosur në pjatë plotë 5 futbollistë: Danilo, Isco, James Rodriguez, Alvaro Morata dhe Karim Benzema, raporton Albeu.

Në fakt "galaktikët" nuk do i japin të 5-të lojtarë, por i kanë dhënë të drejtën Juventusit që të zgjedhë njërin prej tyre që mund të bëjë pjesë në skemat e Allegrit, si dhe një shumë parash./albeu.com/
Shtuar më 01/02/2017, ora 17:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori