Ofertë joshëse, Hyka refuzon milionat e skuadrës kosovare
Mesfushori i Kombëtares, Jahmir Hyka është në kërkim të një skuadre të re, pas mbarimit të kontratës me San Hoze në MLS.

Sipas portalit “Kallxo.com”, në adresë të shqiptarit ka mbërritur një ofertë nga klubi i Dritës. Kampionët e Superligës Kosovare, i kanë ofruar Hykës një pagë prej 10 mijë eurosh në muaj, por përgjigjia e 30-vjeçarit ka qenë negative.

“Nuk ka pasur ndonjë takim zyrtar. Presidenti Valon Murseli dhe Hyka janë miq të mirë. Nuk është problemi te çështja e pagës, por problemi është që sa i shërben Hykës liga e Kosovës për karrierën e tij.

Gjithçka është biseduar miqësisht. Nëse ai pranon të luaj në Kosovë, është nder për ne, por që interesi i tij nuk është të luajë në Kosovë”, është shprehur Drejtori i Përgjithshëm i Dritës, Valon Zymberi. /albeu.com/
Shtuar më 02/01/2019, ora 20:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori