Ofertë marramendëse nga Katari, David Silva pranë largimit nga Manchester City-t
Aventura e David Silvas te Manchester City-t është drejt fundit. Siç raportojnë mediat angleze, fantazisti spanjoll i cili ka edhe një vit kontratë me kampionët e Anglisë, ka marrë një ofertë faraonike nga Katari.

Al Sadd mund të jetë skuadra që i ofron 2 vite kontratë lojtarit spanjoll, i cili mund të bëhet kështu pasuesi i Xavi Hernandezit në këtë skuadër.

Te Manchester City janë të bindur që ky do të ishte sezoni i fundit i 33-vjeçarit ndaj dhe Guardiola me drejtuesit nuk do të krijonin pengesa për largimin e tij këtë verë. /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2019, ora 11:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori