Oktapodi Iker çon Real Madridin në finale të Ligës së Kampioneve
Oktapodi Iker ka dalë sërish në skenë. Ai ka parashikuar se Real Madrid do të kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve, e cila do të zhvillohet më 28 maj në stadiumin "Wembley" të Londrës.

Iker ka parashikuar edhe ndeshjen në ligë, ku e qëlloi se do të dilte barazim. Po ashtu, ai e kishte parashikuar me saktësi finalen e "Copa del Rey", ku kishte zgjedhur Real Madridin.

Sidoqoftë, ky është vetëm një parashikim i pasardhësit të oktapodit Paul, i cili i parashihte me saktësi ndeshjet e Botërorit 2010.

Gjithçka do të dihet në fillim të majit, kur do të zhvillohet ndeshja e kthimit ndërmjet Barçës dhe Realit. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2011, ora 17:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori