Olimpiada, Brazili shënoi fitoren e parë
Albeu.com
Pas ndeshjeve futbollistike në konkurrencë të femrave, të enjten garat e tyre në futboll në kuadër të Lojërave Olimpike në Pekini kanë filluar edhe meshkujt.

Skuadra olimpike e Brazilit që njëherit është edhe njëra ndër skuadrat pretendente për titullin kampion ka filluar mbarë këtë kampionat. Në ndeshjen e parë të grupit C Brazili me rezultat minimal 1 – 0 mundi Belgjikën. Autor i golit të vetëm për tre pikët e para për "kariokët" në këtë turne ishte Hernanes në minutën e 75-të. Argjentina një tjetër skuadër pretendente për titullin kampion, në një ndeshje më interesante dhe me më shumë gola mundi Bregun e Fildishtë 2 – 1, ndërsa fitore në ndeshjet e tyre të para morën edhe Italia dhe SHBA-të.

Serbia e udhhequr nga trajneri Mirosllav Djukiç, luajti vetëm baraz 1 – 1 përballë Australisë, njëjtë si edhe Kina dhe Zelanda e Re, si dhe Korea e Jugut dhe Kameruni. Ndeshja e vetme në të cilën shikuesit nuk patën mundësinë që të shohin gola ishte ndeshja ndërmjet Holandës dhe Nigerisë.

Tabelat

Grupi A:
Sërbia 1 - 1 Australia
Bregu i Fildishtë 1 – 2 Argjentina

Grupi B:
SHBA 1 – 0 Japonia
Nigeria 0 - 0 Holanda

Grupi C:
Belgjika 0 – 1 Brazili
Kina 1 – 1 Zelanda e Re

Grupi D:
Hondurasi 0 - 3 Italia
Korea e Jugut 1 – 1 Kameruni
Shtuar më 08/08/2008, ora 02:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori