Olimpiadë, Bolt rekordmeni më i ri në botë për vrapim
Albeu.com
Usain Bolt është rekordmeni më i ri në garën e 100 metrave, duke dominuar plotësisht me një fitore që entuziazmoi të pranishmit e shumtë në Çerdhen e zogut në Pekin.Usain Bolt është rekordmeni më i ri në garën e 100 metrave, duke dominuar plotësisht me një fitore që entuziazmoi të pranishmit e shumtë në Çerdhen e zogut në Pekin. Bolt , 21-vjeçar nga Xhamajka e mbylli garën me kohën 9"69, pavarësisht se e ngadalësoi paksa shpejtësinë në dhjetë metrat e fundit, duke e bërë atë sportistin më të shpejtë në botë.

Asnjë tjetër nuk kishte mundur të vraponte më parë poshtë kufirit të 9.7 sekondave, teksa dhe vetë Bolt kishte kapur kohën 9"72 në fillim të këtij viti.

Riçard Tompson nga Trinidad Tabako, i cili siguroi medaljen e argjendtë kapi kohën 9"89. Amerikani Uolltër Diks pronësoi medaljen e bronzit, ndërkohë që edhe një herë tjetër Asafa Pouell dështoi të shkëlqente në finale, duke përfunduar vetëm i pesti.
Shtuar më 17/08/2008, ora 19:49
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori