Olimpiadë, eliminohet kampioni i boksit Warren
Albeu.com
Boksieri amerikan, Rau sheen Warren, është eliminuar në Pekin në turin e parë olimpik të boksit, duke u mundur nga koreano-jugori Lee Ok-sung, i cili fitoi me pikë 9-8.Rau sheen Warren është kampion i botës në vitin 2007 në peshën 51 kg. Në nje prej ndeshjeve më spektakolare te ditës së 4-t të turneut të boksit, Warren, 21 vjeç, deri në raundin e fundit ishte barazim me Lee, 27 vjeç (4-4, 6-6, 7-7). Por, koreani bëri më pas diferencën në sajë edhe të gjatësisë më të madhe (1,72 m ndaj 1,65 m), duke fituar ndeshjen.

Warren është kampioni i trete i botes ne fuqi qe eliminohet në Pekin pas uzbekistanasit, Abbos Atoev (81 kg) dhe rusit, Albert Selimov (57 kg).
Shtuar më 13/08/2008, ora 01:41
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori