Olivera: Do të hyjmë në fushë vetëm për të fituar
Qëndërmbrojtësi 23-vjecar i Sportingut të Lisbonës Paulo Oliveira është risia e Portugalisë në sfidën ndaj Shqipërisë. Ky i fundit është grumbulluar nga trajneri Fernando Santos për të zëvendësuar të dëmtuarin Bruno Alves,

”Shqipëria është një skuadër e vështirë dhe këtë gjë e tregon më së miri fakti që nuk ka humbur asnjë ndeshje në këto eliminatore. Gjithsesi ne kemi besim te aftësitë tona, dhe objektivi është i qartë duam të marrim një rezultat pozitiv përballë Shqipërisë në Elbasan Arena”.

Paulo Oliveira thekson se disfata përballë gjelave në Jose Alvalade nuk ka ndikuar aspak në moralin e futbollistëve luzitanë.

” Të gjithë në ekip janë shumë të motivuar. Për ne lojtarët është një krenari të përfaqësojmë vendin tonë. Ndaj Shqipërisë do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo kundër Francës, dhe ne do të japim maksimumin për të fituar”.
Shtuar më 06/09/2015, ora 12:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori