Olivier Giroud mban premtimin pas Kupës së Botës
Olivier Giroud, duket se do ta mbajë premtimin që kishte dhënë para Kupës së Botës, se në rast se Franca do të shpallej kampione, do të qethte flokët zero. Por tani, francezi ka vetëm një kusht.

Në një intervistë për TF1, sulmuesi i cili ka pasur shumë presion për të mbajtur premtimin, për më tepër pasi u shpall kampion bote pa goditur asnjëherë kuadratin e portës, dha fjalën që do t’i priste flokët. Në një moment, ishte edhe gazetari që me shaka, u afrua dhe tentoi ta qethte me makinë.

Por, Giroud zbuloi se ka vetëm një kusht: “Kam vetëm diçka. Dhe dua ta respektoj. Gruaja dëshiron që unë t’i qeth flokët pas të dielës, ditë kur do pagëzojmë djalin tonë.” /albeu.com/
Shtuar më 21/07/2018, ora 17:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori