Olsi Rama bën VAR-in me telefon, ndan pamjet me trajnerin e Bylisit (VIDEO)
Një gol "fantazmë" u regjistrua në ndeshjen mes Partizanit dhe Bylisit të zhvilluar në "Air Albania", takim ky i vlefshëm për javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, u shpreh i bindur në prononcimin pas sfidës, se topi te goli i dytë i ballshiotëve, nuk e kishte kaluar vijën fatale.

Ai nuk ka nguruar që në fundin e ndeshjes, të bëjë VAR-in (Video Assistance Referee) me celular, teksa pamjet i ka ndarë dhe me trajnerin Dovedan.

"Panorama Sport" ka arritur të sigurojë një video nga ky moment, ndërkohë që tekniku i skuadrës ballshiote mbetet pa fjalë në momentin që Rama i tregon videon e golit të dytë të Guindos.
Shtuar më 22/02/2020, ora 20:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori