Olsi Rama mban fjalimin e parë si drejtues i Partizanit
Pëlqej
Vëllai i Kryeministrit Rama, Olsi ka marrë tashmë drejtimin e ekipit të Partizanit dhe mësohet se gjatë ditës së djeshme ka mbajtur fjalimin e parë përballë lojtarëve.

Fjalimi u mbajt ndërkohë që lojtarët ishin duke kryer stërvitjen e radhës.

Në një situatë të tillë mund të aludohet se ai është “de facto” drejtues i Partizanit ose thënë ndryshe, njeriu i besuar i presidentit Demi në ekip. Në një kohë që italiani Moxhi duket gjithmonë e më larg të kuqve, të kuqtë duket se kanë një drejtues të ri.
Shtuar më 07/12/2017, ora 12:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori