Onyewu kalon ne Milan
Albeu.com
Mbrojtësi Oguci Onyewu i është bashkuar Milanit në kontratë trevjeçare, duke u bërë futbollisti i parë amerikan që do të luajë në Serie A pas më tepër se 10 viteve. Milan e transferoi Onyewun si futbollistë të lirë nga Standard Liege.Ai kishte bërë paraqitje të shkëlqyeshme për SHBA-në gjatë Kupës së Konfederatave muajin e kaluar. SHBA u mposht në finale nga Brazili 3-2. Onyewu ishte lindur në Washington, por ka prejardhje nga Nigeria. Në Liege fitoi dy tituj të kampionit të Belgjikës.
Shtuar më 07/07/2009, ora 22:16
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori