Operohet Cancelo, do të mungojë 30 ditë
Joao Cancelo është operuar me sukses dje teksa do ti mungojë Juventusit mbi 30 ditë.

Joao Cancelo, i cili ka qenë një nga pikat më të forta të formacionit të Allegrit, nuk do ta ketë në dispozicion deri në fund të vitit.

Pas një problemi në gju, portugezi iu nënshtrua një ndërhyrjeje të lehtë, por që gjithsesi pritet ta mbajë për më tepër se 30 ditë jashtë fushave të blerta.

Ndërkohë probleme ka edhe Cuadrado, por për kolumbianin nuk është vendosur ende se kur do ti nënshtrohet operacionit, por është e sigurt që do ti mungojë bardhezinjve për disa ditë. /albeu.com/


Shtuar më 15/12/2018, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori