Joe
Gomez i është nënshtruar me
sukses një
operimi pas lëndimit të pësuar në
grumbullim te Kombëtarja e Anglisë.
Është skuadra e Liverpoolit që ka njoftuar operimin e suksesshëm të mbrojtësit të tyre.
Gomez të mërkurën në
grumbullim te Anglia, pësoi një lëndim në gju gjatë seancës stërvitore.
Operimi për të riparuar këtë lëndim është zhvilluar me
sukses të enjten në Londër.
Liverpool nuk cek kohën e saktë të mungesës së tij, por thekson se do të mbetet jashtë fushave për pjesën më të madhe të sezonit 2020/2021.
Shtuar më 12/11/2020,
ora 13:45