Trajneri i Barcelonës,
Luis Enrique, i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike për heqjen e apendesitit. 44-vjeçari është dërguar me urgjencë në spital të hënën si pasojë e dhimbjeve të mëdha dhe
analizat kanë treguar se ai kishte inflamacion të zorrës
qorre.
Barca ka njoftuar se operacioni ishte i suksesshëm dhe
Enrique pritet të largohet nga spitali pas disa ditësh.
Shtuar më 09/06/2014,
ora 16:28