Operohet me sukses, shikoni kur do të kthehet Dejvi Bregu
Futbollisti i Skënderbeut, Dejvi Bregu, iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale ditën e sotme, pas dëmtimit të marrë në krahun e majtë gjatë ndeshjes miqësore ndaj Tiranës të zhvilluar ditën e djeshme.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare, klubi korçar tregon se ndërhyrja ka dalë më sukses, teksa mjekët ortopedë të një spitali Italian në kryeqytet, kanë dhënë garanci se futbollisti vlonjat do t’i bashkohet ekipit në stërvitje për 3-4 javë.

Ndërkohë pas operacionit, në një prononcim të shkurtër për sajtin e klubit, Bregu u shpreh: “Falenderoj Presidentin Takaj, stafin e klubit, dhe spitalin Salus që mu gjendën pranë në këtë moment të vështirë. Falenderime pa fund dhe për të gjithë tifozët për mesazhet inkurajuese. Do rikthehem shumë shpejt”. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2019, ora 20:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori