Operohet mesfushori i Milanit
Pëlqej
Giacomo Bonaventura pritet që mos të luaj më për këtë sezon, pasi që Milan e ka dërguar atë për t’u operauar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Djalli do të takohet me agjentin e mesfushorit, Mino Raiola sot ku do të flasin edhe për Zlatan Ibrahimovic, por në fokus do të jetë rikuperimi nga lëndimi i Bonaventuras.

Sipas Sky, dy palët kanë vendosur për ta dërguar lojtarin që ai të bëhet operacion në Pittsburgh, pasi që ka probleme me lëndimin e fijeve muskulore të kyçit të këmbës.

Ai do të vizitojë të njëjtin specialit që e kishte vizituar Ibrahimovic pasi që kishte lënduar ligamentet në Manchester United.

Fatkeqësisht për Bonaventuran rikuperimi kërkon kohë, më shumë se shtatë apo tetë muaj, që do të thotë se për të ka përfunduar ky sezon.
Shtuar më 19/11/2018, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori