Operohet Sanchez, mësohet sa do të mungojë
Inter ka dalë me komunikatë zyrtare lidhur me gjendjen shëndetësore të Alexis Sanchez.

"Alexis Sanchez shkoi në Barcelonë këtë mëngjes për një konsultim me Profesor Ramon Cugat. Vizita konfirmoi diagnozën e stafit mjekësor të Interit , prandaj u vendos që të vazhdohet me operacion në kyçin e këmbës së majtë. Kirurgjia plastike e "tendoneve peroneale” u krye gjatë pasdites dhe ishte krejt e suksesshme", thuhet në njoftimin e skuadrës italiane.

Ky operim do ta lë jashtë fushave kilianin për tre muaj.

Ai u lëndua gjatë ndeshjes me kombëtaren e Kilit kundër Kolumbisë.
Shtuar më 16/10/2019, ora 17:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori