Operohet Ujkani, mirupafshim sezon
Samir Ujkani
Frika e të gjithëve u konfirmua. Dëmtimi që Samir Ujkani pësoi të dielën në ndeshjen kundër Romës ishte aq i rëndë sa mendohej dhe fatkeqësisht portiere shqiptar do të detyrohet ti japë lamtumirën e parakohëshme sezonit.

Portieri 23-vjeçar u godit në dorën e djathtë nga sulmuesi verdhekuq, Osvaldo, ndërsa ka pësuar frakturë në kockën e gishtit të madh. Ishte minuta e 30-të e ndeshjes në stadiumin “Olimpico”, ndërsa me gjithë goditjen e fortë, Ujkani vazhdoi lojën, duke shpëtuar nëj gol të sigurt të Francesco Totti-t.

“Gardiani” mori ndihmën mjekësore në fushën e lojës, ndërsa u aktivizua deri në fundin e pjesës së parë, për t’u nisur menjëherë në spital ku bëri edhe radiografinë. Pavarësisht goditjes së pësoi dhe dëmtimit të rëndë, Ujkani sqaroi: “Ndërhyrja e Oslavdos ishte e zhbalancuar, megjithatë ai nuk më dëmtoi me qëllim”.

Për shkak të frakturës së pësuar, portieri pritet ti nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Kjo do të bënte që ai ta mbyllte përpara kohe sezonin, duke mos luajtur në tetë ndeshjet e mbetura të Serisë A italiane. Ky është dëmtimi i dytë i rëndë për Ujkanin në këtë sezon, pas atij që pësoi në fytyrë, ku prej frakturave të shumta në fytyrë ai qëndoi mbi tre muaj jashtë fushave. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2012, ora 16:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori