Operohet Valon Behrami
Futbollisti kosovar që aktivizohet në Bundesligë, Valon Behrami, është operuar në mënyrë që të kalojë sa më shpejtë problemin që kishte me gju.

Mediet gjermane kanë bërë me dije se mesfushori nga Mitrovica nuk ka udhëtuar së bashku me skuadrën e Hamburgun në Dubai për të zhvilluar fazën përgatitore, por gjasat që Behrami të jetë i gatshëm për pjesën e dytë të garave në elitën e futbollit gjerman janë shumë të mëdha.

Behrami, i cili eksperiencë edhe në Zvicër, Itali dhe Angli është transferuar gjatë vitit të kaluar në skuadrën gjermane. Deri tash ai është paraqitur dhjetë herë për ketë skuadër, kurse paraqitjet e tija janë vlerësuar si të suksesshme.
Shtuar më 05/01/2015, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori